Flash News

KRYESORE

PD tha "po nxit konflikt social", Rama për pagesat e qirave: Do t`ju sqaroj tek "Opinioni"

PD tha "po nxit konflikt social", Rama për pagesat e qirave: Do

Pas deklaratës së Partisë Demokratike që e quajti anti-kushtetues aktin normative të pritshëm të qeverisë mbi pagesat e qirave nga biznesi, reagoi Kryeministri Edi Rama. Shefi i ekzekutivit e quajti deklaratën e PD “lëshim që prek majën e dëshpërimit”, ndërsa me ironi shprehet “nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit”.

“Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit! Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç'bëjmë”, shprehet Rama.

Rama shton gjithashtu se do të tregojë në mbrëmje nga një studio televizive detaje të aktit normativ. “Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e “Opinionit”, do të kem mundësinë t'ju shpjegoj edhe qeramarrësve më hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte”, shprehet Rama.

 

Të fundit