Flash News

KRYESORE

PD thirrje prokurorisë: Liro të burgosurit politikë, do të mbani përgjegjësi personale

PD thirrje prokurorisë: Liro të burgosurit politikë, do të

Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë që të zbatojë ligjin dhe të lirojë menjëherë përfaqësuesit e opozitës. Sipas partisë më të madhe opozitare, ish deputeti Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë të tjerë në të gjithë vendin janë të burgosur politik e kjo është diçka e papranueshme.

“Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politik të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, që përndjek kundërshtarët politikë dhe dhunon qytetarët.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, prej gati 48 orësh, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit.

Paralajmërojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës. Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit.”, ishte reagimi i PD-së.

Të fundit