Flash News

KRYESORE

PD vendos të djegë mandatet, vjen reagimi i parë nga mazhoranca

PD vendos të djegë mandatet, vjen reagimi i parë nga mazhoranca

Pas vendimit të Grupit Parlamentar të PD në mënyrë unanime për djegien e mandateve, vjen reagimi i parë nga mazhoranca.

Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar në rrjetet sociale vendimin e PD për djegien e mandateve. Sipas tij vendimi vjen pasi nuk kanë çfarë i bëjnë reformës në drejtësi.

“Pse digjen tani? Sepse nuk i bejne me dot asgjë Reformes ne Drejtesi; As #SPAK e as #BKH, as #GjKUSHTETUESE, as #GjseLarte, te gjitha ne pune shume shpejt! Mekanizmi kushtetues #Cmonton #BllokiminngaKuvendi. Te parëndësishëm shume shpejt!-

Arsye e forte apo jo?!

Vetedjegia buron nga deshperimi i madh!

Arsyeja eshte #ReformaPerpara pa pyetur per bllokimin me tym e flake, hekur e beton, vote e bojkot prej tyre!, shkruan Braçe.

Të fundit