Flash News

KRYESORE

PD: Viti 2019 i gjen kuksianët më të varfër, po luftojnë për mbijetesë (video)

PD: Viti 2019 i gjen kuksianët më të varfër, po

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ishte në Kukës ku u njoh nga afër me problemet e banorëve të qytetit, të cilët janë shumë të pakënaqur, pasi gjatë vitit 2019 u varfëruan edhe më tepër.

“Ne po luftojmë për mbijetesë”- i tha një tregtar Spahos.

Qytetarët përmendën 3 faktorë kryesorë që kanë ndikuar në thellimin e varfërisë dhe rënien e konsumit. Ata janë rritja e taksave, taksa e rrugës së kombit dhe largimi i të rinjve

Nënkryetari Spaho i njohu tregtarët më Kukës me alternativën e Partisë Demokratike, të uljes së taksave, të heqjes së taksës së rrugës së Kombit, të uljes së çmimit të energjisë, të klimës së mirë për biznesin si rruga e duhur për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike dhe rimëkëmbjen e biznesit.

Të fundit