Flash News

KRYESORE

PD zbardh kontratat e lobimit: Janë kontrolluar nga SHBA; Nëse do PS, t’i hetojë me ekipin Tahiri-Xhafaj-Habilaj

PD zbardh kontratat e lobimit: Janë kontrolluar nga SHBA; Nëse do PS,

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të Partisë Socialiste se ka paguar 1 milion dollarë për kompanitë lobuese në SHBA, duke hedhur poshtë pretendimet e kundërshtarëve politik. PD ka zbardhur kontratat që tregojnë një shifër disa herë më të ulët dhe thekson se pagesat janë subjekt i ligjeve të SHBA-së.

Demokratët shprehen të gatshëm t’i vënë në dispozicion PS-së këto kontrata në mënyrë që t’i hetojnë, si dhe ironizon kur thotë se në ekipin hetimit, Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti mund të marrin edhe Saimir Tahirin, Agron Xhafajn dhe Moisi Habilajn.

Reagimi i PD:

Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane.

Megjithatë Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti janë të mirëpritur t’i hetojnë ato në çdo kohë. Partia Demokratike u vë në dispozicion një kopje kur të duan. Madje janë të mirëpritur të marrin edhe Sajmir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit.

Shpërqendrimi i vëmendjes nga kriminalizimi i qeverisë dhe Partisë Socialiste është shërbim ndaj krimit dhe minim i interesit publik. Vetë Taulant Balla dhe Blerina Gjylametaj duhet të jenë më të shqetësuar për fatin e partisë së tyre që ka rënë nën kthetrat e krimit.

Sidoqoftë, shashkat dhe tamtamet e tyre nuk mbulojnë dot bëmat ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit dhe të vetë Edi Ramës që janë zhytur në krim dhe trafik droge duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare, sistemin politik dhe të ardhmen ekonomike të shqiptarëve.

Të fundit