All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

PDIU drejt shkrirjes si parti? Dy figurat kryesore jashtë Kuvendit, hyn biznesmeni mik i Edi Ramës

PDIU drejt shkrirjes si parti? Dy figurat kryesore jashtë Kuvendit, hyn
All - Paragraf - 1

Kur kanë mbetur edhe pak vota për tu numëruar në Tiranë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ende nuk e ka siguruar mandatin e deputetit. Mbetja jashtë Kuvendit e Idrizit do të jetë një goditje e fortë për PDIU-në, e cila nuk ka shumë figura të forta brenda saj. Edhe Mesila Doda, e cila iu bashkua këtë mandat dhe drejtoi grupin parlamentar, nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri pasi renditet e dyta në listë.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë, PDIU ka siguruar deri më tani tre mandate, dy në Elbasan dhe një Dibër. Deputetja dibrane, Reme Lala deklaroi dje se vota e saj ishte për Edi Ramën, por sot bëri një hap pas. Gjithsesi, kjo tregon se Lala do të jetë besnikja e kryeministrit në Kuvend.

Sa i përket Elbasanit, nga ky qark kanë hyrë si deputetë të PDIU-së, Aqif Rakipi dhe Bujar Muça. Rakipi njihet si mik i kryetarit të PS, Edi Rama. Madje, LSI e akuzoi shpesh Rakipin gjatë fushatës elektorale për lidhjet me kryeministrin.

Kjo situatë tregon se Rama në Kuvendin e ri nuk do të ketë në kontroll vetëm partinë e tij, por edhe atë të çamëve, që pa Shpëtim Idrizin do e ketë të vështirë të mbijetojë.

Të fundit