Flash News

KRYESORE

PDIU në të njëjtën linjë me PD: Zgjedhjet e parakohshme do tregojnë se kë mbështesin shqiptarët

PDIU në të njëjtën linjë me PD: Zgjedhjet e parakohshme

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës së bashkuar më 16 shkurt në kryeqytet. Në një takim me strukturat e PDIU-së në Tiranë, ai sqaroi se do kerkohet krijimi i nje qeverie tranzitore, qe do organizoje zgjedhje te parakohshme per te treguar se ke besojne shqiptaret.

“Unë ju ftoj të gjithëve, simpatizantë të PDIU-së dhe çdo shqiptar, që të bashkohemi në protestën e opozitës në 16 shkurt. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme dhe qeveri tranzitore. Të bësh zgjedhje të parakohshme është zgjidhje politike, për të vërtetuar se kush janë ata që besojnë shqiptarët. Zgjedhjet e parakohshme duhen bërë me një qeveri tranzitore, e cila të mundësojë, jo marrjen e pushtetit në tavolinë nga opozita. Këtë neve e refuzojmë kategorikisht. Po jo zgjedhje me njeriun që vodhi dhe programoi kanabizimin e Shqipërisë dhe sigurisht që ne për herë të parë kemi nevojë të zgjedhim. Kjo është arsyeja që unë ju ftoj të gjithëve, simpatizantë të PDIU-së dhe çdo shqiptar, që të bashkohen në protestën e opozitës në 16 shkurt. E të gjithë bashkë të mundësojmë që Shqipëria t'i rikthehet normalitetit”, deklaroi Idrizi.

Teza e qeverisë transitore është përmendur shpesh nga përfaqësuesit e opozitës, që e konsiderojnë si të vetmen mundësi për të pasur zgjedhje ndershme në vend. Përbërja e një qeverie të tillë do të ishte pa Ramën kryeministër dhe me ministra të pranuar nga të gjitha palët politike.

Të fundit