Flash News

KRYESORE

PDIU nis negociatat me opozitën, por një këmbë e ka ende në qeveri

PDIU nis negociatat me opozitën, por një këmbë e ka ende

Dy ditë më parë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet njoftoi nisjen e negociatave me Partinë Demokratike për të qenë pjesë e opozitës. Por tre deputetët e dalë me siglën e PDIU-së, kanë vendosur të qëndrojnë të pavarur dhe të mos e ndjekin partinë e tyre në opozitë.

Deputeti Dritan Bici, duke ju përgjigjur kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi, i përmendi, siç tha, afro 1 mijë mbështetës të kësaj force të cilët janë punësuar si pasojë e koalicionit me mazhorancën aktuale.

Por duket se PDIU ka ende disa pikëpyetje për të zgjedhur. Së pari në Bashkinë e Tiranës, ku partia e Idrizit vijon të jetë ende pjesë e koalicionit me mazhorancën.

PDIU ka një post nënkryetari bashkiak, postin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak si dhe një numër të caktuar mbështetësish të punësuar në disa prej drejtorive të Bashkisë.

Po kështu, PDIU ka edhe drejtorinë e Arkivave ndërsa vijon marrëveshjen me PS-në edhe në Bashkinë e Rrogozhinës.

Nëse palët do të arrijnë një marrëveshje, dhe PDIU do të bëhet pjesë e koalicionit opozitar, mbetet për tu parë nëse partia e Shpëtim Idrizit do të tërheq edhe njerëzit e saj nga pushteti vendor që vijojnë të jenë në detyrë si pasojë e marrëveshjes me mazhorancën aktuale.

Të fundit