Flash News

KRYESORE

PDIU, partia që ka më shumë deputete femra sesa deputetë

PDIU, partia që ka më shumë deputete femra sesa deputetë

Ditën e djeshme Bujar Muça njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit të cilin e fitoi në zgjedhjet e fundit në qarkun e Elbasanit. Vendin e Muçës, sipas listës shumë emërore të PDIU-së, pritet ta marr Elena Xhina e cila renditej e treta.

Në këtë mënyrë, PDIU do të ruaj numrin e deputetëve që ka aktualisht në Kuvend, 3 të tillë, por do të ndryshoj raporti. PDIU do të ketë dy deputete femra dhe një deputet.

Në këtë mënyrë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është e vetmja parti shqiptare, ndoshta dhe në botë, që ka në parlament më shumë deputete femra sesa deputetë. Kjo është risa e dytë që ofron kjo parti në pak kohë, pas asaj që ndodhi në zgjedhjet e fundit ku kryetari i PDIU-së mbeti jashtë parlamentit./Politiko.al

Të fundit