Flash News

KRYESORE

PDIU përshëndet tërheqjen e dy kandidatëve në Kavajë: Qytetarët nuk duhen të përdoren si veglat e politikës

PDIU përshëndet tërheqjen e dy kandidatëve në

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet  e drejtuar nga Shpëtim Idrizi përshëndet tërheqjen e kandidatëve nga zgjedhjet në Kavajë, si një mundësi kompromisi dhe shmangie e konfliktit!

“Në realitetin e një vendi evropian, sheshet nuk janë arena e përplasjeve politike. Janë zgjedhjet arena e vetme e demokracisë. Politika shqiptare e ka për detyrë të arrijë kompromis për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente; të jetë politika në shërbim të qytetarëve e jo të trajtohen qytetarët si veglat e politikës”.

Sa nuk është vonë, klasa politike duhet të reflektojë e të kuptojë pasojat afatgjata që i lë vendit një sjellje e papërgjegjshme e elitës së saj!

 

Të fundit