Flash News

E-TJERA

PDIU tërhiqet nga koalicioni parazgjedhor me Edi Ramën? Idrizi: Pakt kombëtar për krizën

PDIU tërhiqet nga koalicioni parazgjedhor me Edi Ramën? Idrizi: Pakt

Pas tensioneve mes PS-LSI dhe shtimit të zërave nga të dyja partive se nuk do të ketë koalicion parazgjedhor mes tyre, edhe partia e Shpëtim Idrizit duket larg koalicionit me Edi Ramën.

PDIU ka bërë propozimet e saj për daljen e vendit nga kriza politike dhe një prej tyre është krijimi i koalicioneve pas zgjedhjeve.

Idrizi ka theksuar disa herë se PS nuk ka respektuar marrëveshjen me PDIU-në sa i përket përfshirjes në koalicionin drejtues dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi brenda partisë së tij. PDIU është në përplasje të vazhdueshme edhe me LSI-në e Ilir Metës, çka e detyron Idrizin të konsiderojë hyrjen s ii vetëm në zgjedhjet e 18 qershorit.

Sa i përket paktit për daljen nga kriza, propozimet e PDIU spikasin në realizimin e reformës në drejtësi, reformën zgjedhore, ndryshimet në sistemin zgjedhor ku propozohet një zonë elektorale që do të thotë proporcional kombëtar dhe më pas, krijimi i koalicioneve pas zgjedhjeve.

Kreu i PDIU-së propozon rritje të anëtarëve të komisionit të numërimit të votave, ku të përfshihen partitë parlamentare dhe njëherësh depolitizim të komisioneve zgjedhore. Si garanci për zgjedhjet e 18 qershorit, Idrizi sheh prokurorinë speciale pranë KQZ, dhe ky është një ndër propozimet që përbëjnë paketën e PDIU-së. Financimi i partive parlamentare nga buxheti i shtetit është një tjetër kërkesë e kësaj partie bashkë me zgjedhjen e presidentit nga populli.

Të fundit