Flash News

KRYESORE

PDIU thotë se nuk është në koalicion me Ramën por shfaqet me Veliaj

PDIU thotë se nuk është në koalicion me Ramën por

Në daljet e fundit në media, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është shprehur se partia e tij nuk është në koalicion me Partinë Socialiste.

Por mesa duket, në pushtetin lokal, koalicioni mes PDIU-së dhe PS-së vijon. Në Dibër pak kohë më parë situata degjeneroi në një sherr masiv sa i takon ndarjes së posteve mes dy partitë por në Tiranë, situata duket më e qetë.

Nënkryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila është përfaqësuese e PDIU-së, Vjollca Braho, është shfaqur me kryebashkiakun Veliaj duke mbjellë pemë.

“Mbollëm “Shtegun e Nënave” në pjesën jugore të Parkut të Liqenit me zonjat këshilltare dhe administratore të Bashkisë së Tiranës, që sot përbëjnë shumicën absolute”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.

Në foto shfaqet edhe Joleza Koka, ish-kryetarja e FRESSH, e cila tashmë është edhe anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës.

Të fundit