Flash News

KRYESORE

PE kërkon pezullimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë, Erdogan- Netanyahut: Nëse ka një tiran në botë ai je ti

PE kërkon pezullimin e negociatave për anëtarësimin e

Parlamenti Evropian (PE) me një shumicë dërrmuese ka miratuat raportin që Bashkimi Evropian (BE) t’i pezullojë negociatat për anëtarësim me Turqinë. Me 750 vota pro, 109 kundër dhe 143 abstenime, ligjvënësit ,mbështetën ngrirjen zyrtare të procesit.

Por janë Qeveritë e BE-së ato që e thonë fjalën e fundit për çdo lloj pezullimi. “Ngujimi në një qeli për 17 muaj rresht pa e ditur se për çfarë akuzohesh, ky është realiteti në Turqinë e së sotmes”, u shpreh raportuesja për Turqinë në BE Kati Piri.

Ndërkohë, Ankaraja  e ka cilësuar votën si të pakuptimtë, ku zëdhënësi  partisë turke në pushtet AKP, Omer Çelik, e quajti “të pavlefshëm, jo valid dhe të pandershëm.”

Ndërsa presidenti i Turqisë Erdogan, në ceremoninë e Çmimit Ndërkombëtar për Bujari në Qendrën e Kongresit në Ankara, ka folur për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku tha:

"Nëse ka një tiran në botë, ai je ti që masakron fëmijët palestinez. A nuk je ti ai që mban mijëra fëmijë, gra dhe pleq në burg për shkak të zgjedhjeve në Izrael… a nuk je ti ai që i shtyp ata."

Presidenti Erdoğan kritikoi Izraelin për sulmin ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa, duke theksuar se kombi turk do të ngre zërin për çdo sulm kundër xhamisë.

Kryeministri izraelit Netanyahu dje u shpreh duke thënë: "Izraeli është një shtet komb, jo i të gjithë qytetarëve të saj, por vetëm i popullit hebre."

Presidenti turk po ashtu kritikoi krerët evropiane, të cilët morën pjesë në samitin arabo-evropian të mbajtur në Egjipt, menjëherë pas një ekzekutimi masiv të të rinjve nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.

 

Të fundit