Flash News

KRYESORE

PE paralajmëron sërish qeverinë: Rrezikon negociatat nëse miraton paketën ‘anit-shpifje'; Rama: E kalojmë sot

PE paralajmëron sërish qeverinë: Rrezikon negociatat nëse

Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë ka paralajmëruar edhe një herë qeverinë shqiptare se nëse sot miraton paketën anti-shpifje, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Grupi i Parlamentit Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të përputhet me kriteret e Kopenhagës, që janë standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat.

Nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medias në plenare në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, shkruan në tëitter eurodeputeti suedez, Lega.

Pavarësisht thirrjeve, Rama tha nga Kuvendi se ligji kalon sot pasi sipas tij është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

"Nuk ka ligj të përsosur, çdo ligj është i përmirësueshëm. Nuk mund ta shtyjmë më. Ky ligj miratohet sot si e drejtë e gjithkujt të mbrohet nga llumi i shpifjes. Ne do vazhdojmë punën për aspektet rregullatorë sic kemi rënë dakord.

Ligji është 100% në përputhje me standardet ndërkombëtare, jo 99%. Këtë ua them të konfirmuar me shkrim nga institucioni i përcaktuar për të ndjekur këtë proces, OSBE.

Pasi u morën rekomandimet e OSBE, u aplikuan në tekst, që procesi vazhdoi me të, pati një ndjesi të veçantë nga ofensiva e 47 organizatave, u bënë disa saktësime të fundit, dhe duan apo s’duan heronjtë te dera me Pec Vasilin në krye, ky ligj do kalojë sot. Do japë një instrument të thjeshtë cdo individi që pasi del te dera shpi të ketë një adresë ku të shkojë e të ankohet", Rama në Kuvend.

 

Të fundit