Flash News

KRYESORE

Pedagogët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave: Kërkojmë anulimin e VKM-së që lë fakultetin pa godinë

Pas Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pedagogët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave janë rreshtuar në krahë të studentëve. Permes një deklarate zyrtare me katër, ata kërkojnë ndër të tjera anulimin e VKM-së që fakultetin e lë pa godinë dhe abrogimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Vendimi i mbledhjes së parë të Asamblesë së Personelit Akademik të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave përmban këto pika :

  1. Doli në mbështetje të protestës së studentëve.

    2. Kërkoi anulimin e VKM-së që fakultetin e lë pa godinë, duke paralajmëruar BOJKOT PA AFAT të mësimit nëse VKM-ja nuk shfuqizohet brenda 15 ditësh.

    3. Kërkoi abrogimin e Ligjit në Arsimin e Lartë.

    4. Solidarizohet me APA të fakulteteve të tjera dhe mbështet idenë e një mbledhjeje të përgjithshme mes përfaqësuesve të fakulteteve.

Shumësia e stafeve pedagogjike të fakulteteve po shpreh hapur mbështetjen ndaj bojkotit studentor, duke iu bashkuar atij në disa raste, dhe kupton se anulimi i ligjit është pikënisja e një reforme të thellë dhe demokratike në arsim për rritjen substanciale të cilësisë së jetës universitare.

Universitarët - studentë e pedagogë - përbëjnë bllokun e vërtetë opozitar ndaj degjenerimit që e kanë ҫuar vendin sistemet kleptokratike deri më sot”, thuhet në njoftimin e tyre.

Që prej datës 7 Janar, studentët e disa fakulteteve janë ngujuar në godinat e universiteteve, duke kërkuar nga mazhoranca anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Të fundit