Flash News

KRYESORE

Pedagogët e Filologjisë në grevë, Marku dhe Gjekmarkaj: Solidarizohemi me studentët, s’ka paqe me ligjin e Arsimit të Lartë

Pedagogët e Fakultetit të Histori –Filologjisë janë solidarizuar me studentët, duke iu bashkuar nismës së tyre për bojkot dhe grevë në shenjë proteste për mosplotësimin e 8+ kërkesave të tyre nga qeveria.

Pedagogët Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj janë prononcuar për ‘news 24’ se ky vendim vjen si rezultat i një vendimi të përbashkët i asambleve të fakulteteve, për t’u solidarizuar me studentët.

“Jemi këtu për t’i mbështetur sepse ekzistenca e këtij institucioni ka kuptim nga marrëdhenia pedagog –student, ne po shprehim indinjatën e përsëritur ndaj qeverisë për të rrëzuar ligjin Arsimit të Lartë. Tre vite më parë kemi harxhuar letra të bardhë me sugjerime, por u hodhën në kosh nga qeveria. Nëse nuk bie ky ligj, universiteti s’do të ketë asnjëherë paqe. I bëjmë thirrje qeverisë mos të harxhojë kohën me propagandë, por të plotësojë kërkesat e studentëve.

Disa nga VKM-të cënojnë autonominë universitare, ndaj mund t’i drejtohemi Gjykatës Administrative, pasi ne s’mund të lejojmë që universitetet të merret në patronazh nga ministrat e Ramës.

Ligji ka kundërvënë strukturat dhe ka paralizuar punët e secilës, pra s’ka koordinim mes rektorit dhe administratorit. Kujtoj rastin e fundit, ku administratori një eksponent i PS dhe bëri një akt të turpshëm duke iu drejtuar policisë për shpërndarjen e studentëve, kjo s’kishte ndodhur as në ’90. Është konceptuar si ligj politik për ta futur nën tutelë universitetin publik dhe për ta bërë shtojcë", u shpreh pedagogu Gjekmarkaj, ndërsa nga ana tjetër Mark Marku tha se “Universitetet duhet të ndërtojnë statutet e tyre, pasi statutet i bëjnë universitetet në përputhje me ligjin, pra s’mund ta ketë njësoj statut si ai Tiranës me atë të Mjekësisë. Kjo është cenim i autonomisë universitare.

Nëse protestat do të mbylleshin me urdhër, atëherë nuk do të kishte demokraci në asnjë vend të botës. Ne nuk marrim urdhra, u nënshtrohemi ligjeve, jemi qytetarë që japim kontributin tonë për këtë vend, edhe pse gjendemi në kushte mizerabël. Nëse kryeministri do të bisedojë ne jemi të hapur, po me urdhrat për të mbyllur protestën të mos bëhet qesharak".

Të fundit