Flash News

KRYESORE

Pedagogët e Universitetit të Tiranës asamble të premten

Pedagogët e Universitetit të Tiranës asamble të premten

Pegagodët e Universitetit të Tiranës kanë paralajmëruar një asamble për të premten, me akademikë nga të gjitha fakultetet e UT-së.

Grupi organizator i akademikëve me përfaqësues nga Fakulteti Histori-Filologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakulteti i Shkencave Sociale i bëjnë thirrje për pjesëmarrje në këtë takim, gjithë pedagogëve të UT-së.

Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 10 në sallën e madhe të godinës LIRIA. Synimi, sipas organizatorëve, është të dilet me një zë të përbashkët për Universitetin e Tiranës, në raport me situatën e krijuar dhe hapat në vazhdim.

 

Të fundit