Flash News

KRYESORE

Pedagogët pa rroga, Lindita Nikolla kërkon falje publike: Qeveria të bëjë detyrat e saj

Pedagogët pa rroga, Lindita Nikolla kërkon falje publike: Qeveria

Nga konferenca e rektorëve e organizuar nga Kolegji Universitar Luarasi, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu ka kërkuar ndjesë pedagogëve dhe stafit të Universiteteve për vonesën e pagave të tyre.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka kërkuar ndjesë publike për vonesën e dhënies së pagave për pedagogët dhe administratën e universiteteve shqiptare. Në konferencën e rektorëve, Nikolla tha se kjo situatë tregon se qeveria dhe institucionet e tjera qeverisëse duhet të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë.

“Unë do të përfitoj nga rasti të kërkoj një ndjesë të madhe publike të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve por dhe administratës së universiteteve publike për vonesën e pagës së tyre, për t’iu thënë që nuk është as më shumë e as më pak por pikërisht edhe nevoja që qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë, sepse është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor. E ndërkohë ishte dhe një ushtrim, pa larguar asnjë lloj përgjegjësie nga vetja, edhe një ushtrim në vëmendje të administratorëve që besoj që nuk ishin në lartësinë e detyrës në mënyrë që t’i përgjigjeshin me zhdërvjelltësi këtij momenti të rëndësishëm që lidhet me gjithë administrimin e financave dhe gjithë linjës administrative në institucionet tona të arsimit të lartë”, u shpreh Nikolla.

Deputetja e PD, Albana Vokshi ishte e para që denoncoi vonesën e pagave për pedagogët dhe më pas reaguan drejtues të shumë fakulteteve.

Të fundit