Flash News

KRYESORE

Pedagogia denoncon zv/ministrin Demo: Është pronar i një restoranti luksoz; Rama i di bëmat por ka hallin e Nikollës

Pedagogia denoncon zv/ministrin Demo: Është pronar i një

Pedagogia Mandeta Minxhozi ka listuar të gjitha shkeljet që sipas saj, Ervin Demo, sot zv/ministër i Arsimit, ka bërë kur ka qenë zv/rektor i Universitetit të Tiranës. Në një shkrim të publikuar në gazetën ‘Panorama’, Minxhozi shprehet se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është njoftuar për të gjitha abuzimet financiare dhe dëmet akademikeqë Demo i ka sjellë universitetit, megjithatë ajo ka refuzuar ta shkarkojë deri sa e bëri zv/ministër.

Pedagogia thekson se Ervin Demo është gjithashtu pronar i një restoranti shumë luksoz në Tiranë, pavarësisht moshës së re. Ajo sqaron gjithashtu se kryeministri Rama është në dijeni të bëmave të zv/ministrit, por nuk dëshiron të hyjë në konflikt me Nikollën.

Pjesë nga shkrimi:

Ministrja e Arsimit ka kompetencë ligjore të verifikojë paligjshmërinë në universitete dhe të shkarkojë drejtues, në rast konstatimi shkeljesh. Por ministrja Lindita Nikolla nuk e ka pasur me qejf ta finalizojë këtë kompetencë se, mesa duket, i ka dalë më mirë: ose të bëjë sehir në rastin më të mirë, ose në rastin më të keq të promovojë përgjegjësit për gjendjen skandaloze që është në Universitetin e Tiranës, si p.sh. ish-rektorin e Universitetit të Tiranës, për 8 vjet, Ervin Demo, duke e bërë zv.ministër të Arsimit, si shpërblim i dështimit të Universitetit të Tiranës në akreditim.

Duke qenë se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, nuk u është përgjigjur disa denoncimeve të pedagogëve për abuzime në Universitetin e Tiranës, ndaj ish-drejtuesve të Universitetit të Tiranës, përfshirë këtu edhe ndaj ish zv.rektorit Ervin Demo, për abuzime financiare dhe dëme akademike që i ka sjellë Universitetit, evidentuar edhe në raportet negative për akreditimin e Universitetit të Tiranës, lidhur me linjën e Ervin Demos-kërkimin shkencor, duke qenë se në këtë shkrim përfaqësoj edhe interesat e një grupi pedagogësh, të cilët në mënyrë të përsëritur i kanë depozituar denoncime ministres, që në mandatin e parë të saj, atëherë edhe nuk mbetet gjë tjetër vetëm se, edhe në emër të këtij grupi denoncuesish, t’i drejtohen Nikollës pyetje publike.

***

Por sot, moj zonja Ministre, nuk ka më frikë pedagogu i vërtetë të shprehet as nga ju, as nga Kryeministri, me gjithë hakmarrjet ndaj denoncimeve, se zyra juaj nuk është Zeusi, pasi drejtësinë që nuk e keni dhënë kurrë ju, e kemi gjetur në Gjykatë, me gjyqtarë të nderuar, që sot i kanë vënë në fokus për pasuritë e tyre, por që një pjesë e tyre janë shumë më pak të pasur se ju, se rektorët, se ish zv.rektori, sot zv.ministri yt Ervin Demo, që aq i ri është pronar i një restoranti super të shtrenjtë në Tiranë. Këta drejtues që ju i keni marrë në mbrojtje permanente, duhej t’u kishte filluar të parëve vetingu.

Duhej të kishte filluar vetingu nga privatizuesit de facto të universiteteve publike, me pasuritë marramendëse që posedojnë. Por, në fakt, ju kur shpreheni para kamerave për ndonjë gjë që as vetë nuk e besoni, përdorni një shprehje karakteristike Tuajën në ligjërim publik: “Duke të parë sy në sy po të them….”, dhe në fakt ju duke të parë sy në sy, nuk thoni të vërtetën znj. ministre, Lindita Nikolla! Madje edhe duke të thënë shpirt e zemër… Përgjigje publike konsiderohet që ju znj. ministre ta jepni para publikut, në gazetë apo media vizive, para taksapaguesve shqiptarë, prindër, pedagogë, mësues, studentë, nxënës, etj.

Dhe përgjigjja ndaj pyetjes që shtronte profesor Artan Fuga, ndaj Kryeministrit Edi Rama, nëse Kryeministri i di dëmet ndaj Universitetit të ish-rektorit, sot i emëruari prej tij, zv.ministër Ervin Demo, në shkrimin e publikuar me titull: “Absurdi i një ligji, absurdi i një akreditimi, dhe absurdi …i një emërimi”, unë ju përgjigjem profesor Fuga, me përgjegjësi, duke e provuar me fakte nëse është e nevojshme, që po…., Edi Rama i di bëmat e Ervin Demos. Por nëse e do fort ministrja Nikolla, ta ketë në krah në Ministri këtë Ervin Demon, ç’të bëjë Edi Rama, të konfliktohet me ministren Lindita për Ervin Demon? Ia vlen për Ervin Demon? Kanë gjëra më të mëdha për të bërë …

Të fundit