Flash News

KRYESORE

Pedagogia e Gazetarisë: Dy patrulla policie brenda 20 minutash në fakultet

Pedagogia e Gazetarisë: Dy patrulla policie brenda 20 minutash në

Pedagogia e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Rajmonda Nelku në një reagim në Facebook shkruan se në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë brenda 20 minutash u shfaqën dy patrulla policie sot.

Sipas saj, njëra nga patrullat raportoi në radio i rrethuar nga bojkotuesit se në fakultet bëhej mësim.

“Policia e Shtetit, në vend që të kujdeset për rendin dhe të merret me kriminelet, patrullon sot ne fakultetin Histori Filologji. 2 patrulla brenda 20 min. Madje njëra nga patrullat raportoi në radio i rrethuar nga bojkotuesit se këtu behet mesim. Sa keq, ne vend qe te ndjekin krimin , mbajn ne mbikqyrje student e pedagog qe jane aty ne te drejten e tyre, a thua se per kete paguhen nga taksapaguesit e vendit”, shkruan Nelku.

Kujtojmë që në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, por dhe në fakultetet e tjera, pedagogë e mësues kanë bojkotuar mësimin dhe shprehen se do të vijojnë bojkotin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Të fundit