All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Pedagogia Godole: Rama po e nxjerr jashtë fokusit protestën; nuk kërkon realisht dialog

Pedagogia Godole: Rama po e nxjerr jashtë fokusit protestën; nuk
All - Paragraf - 1

Pedagogia Jonila Godole e ftuar në "Ekopolitikë" në Ora Neës, u shpreh se kryeministri Rama e mori në "dorë" çështjen e protestave të studentëve dhe po e nxjerr atë jashtë fokusit.

All - Paragraf - 3

Godole theksoi se Rama thotë që kërkon dialog, por sjellja e tij tregon të kundërtën, pasi pikat e studentëve janë shumë të qarta.

“Unë nuk prisja gjë tjetër nga kryeministri dhe politika. Prisja diçka nga Ministria e Arsimit, por situatën e mori nën kontroll kryeministri dhe Ministria doli jashtë loje. Edhe pse si fillim kërkesat ishin ndaj Ministrisë së Arsimit për kushtet e konvikteve dhe më pas doli ligji i arsimit të lartë. Nuk e mendoja dot që të dilte kryeministri dhe të fliste për konviktet. Pasi u pa që protesta ishte serioze, pastaj u kalua tek një person që në komunikimin politik është më i sprovuar në mënyrë që ta nxjerrë pak jashtë fokusit protestën. Këtë e kuptoj shumë ftohtë. Sado sikur e kërkon dialogun, duket e kundërta. Pikat janë të qarta”, u shpreh Godole.

Pedagogu Kristo kërkesë studentëve: Mos dialogoni me Ramën; nese doni arsye, jua dha ‘Opinioni’

Zbardhet agjenda për protestën e nesërme: Mos u dorëzo sot sepse do pendohesh nesër

Të fundit