Flash News

KRYESORE

Pedagogia: Jam kërcënuar nga Edi Rama, studentët do ngrihen sërish në protestë se i mashtrove

Pedagogia: Jam kërcënuar nga Edi Rama, studentët do ngrihen

Pedagogia Ilirjana Kuçana ka folur sot në protestën e opozitës para qytetarëve, duke u shprehur se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama.

Ajo shprehet se studentët do të ngrihen sërish në protestë, pasi kreu i qeverisë i ka mashtuar me Paktin për Universitetin.

“Unë jam Ilirjana Kuçana, pedagogia e kërcënuar personalisht nga Edi Rama. Studentët do ngrihen sërish se i mashtrove. Unë jam këtu për t’i thënë Edi Ramës së na mashtrove për paktin për Universitetin. Dua t’i bëj një thirrje të fundit Edi Ramës, në parlamentin e inkriminuar, në parlamentin e krimit”, tha Kuçana.

Të fundit