Flash News

KRYESORE

Pedagogia Sula: Kemi 4 muaj pa u paguar, vendimi i Ramës i dërgon universitetet në kolaps

Pedagogia Sula: Kemi 4 muaj pa u paguar, vendimi i Ramës i dërgon

Pedagogia Lili Sula mendon se fakti që kryeministri nuk rriti fondet për arsimin e lartë dhe ua faturon universiteteve koston e uljes së tarifave për studentët, i dergon këto institucione në kolaps financiar.

Në emisionin ‘360 gradë’, ajo zbuloi se stafet pedagogjike kanë 3-4 muaj që nuk kanë marrë as pagat. “Fakti që kryeministri nuk shtoi buxhetin kur Presidenti e ktheu ligjin, çfarë bëri? Premton duke ulur taksat e studentëve duke ua faturuar universiteteve, çka do të thotë se do t'i çojë ata në kolaps, sepse thelbi i këtij ligji është ta kthejë studentin në klient. Kemi 3-4 muaj që nuk na siguron pagat.

E ka detyrim kushtetues. Vet ligji është krijuar ta trajtojë studentin si klient, është krijuar me idenë e një ligji jo publik. Shteti ka për detyrë të investojë tek dija e individit. Nuk është i rastësishëm ky ligj kështu dhe sjell këto pasoja. Studentet janë në rrugë dhe universitetet në kolaps”, mendon Sula.

Studentët do të rikthehen sërish të protestojnë para Kryeministrisë më 7 Janar duke kërkuar që tetë kërkesat e tyre të plotësohen.

Të fundit