Flash News

KRYESORE

Pedagogu dëshmon gjendjen e plazheve në prag sezoni: Infrastruktura apokaliptike

Pedagogu dhe ish-deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj ka publikuar disa foto që dëshmojnë gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës së plazheve në jug në prag sezoni.

“Teksa qeveria është verbuar prej fitoreve imagjinareve të ‘bashkisë që duam’, dhe po merret vetëm me opozitën, qytetarët po largohen të dëshpëruar prej këtyre brigjeve të bukura sepse nuk kanë punë”, shprehet ndër të tjera Rrokaj në Facebook.

Reagimi i Plotë:

Në prag të sezonit turistik në Jug infrastruktura e plazheve apokaliptike! Prej ujërave të ndotura që derdhen në det tek Shkolla e Marinës, Radhima, Orikumi e në vijim dhe plazheve të papastruara, ndërtimeve pa lejë kuturu e pusetave të hapura, ndriçimit apokaliptik e tabelave informuese inekzistente, kjo është gjendja trishtuese e pragsezonit turistik. Teksa qeveria është verbuar prej fitoreve imagjinareve të ‘bashkisë që duam’, dhe po merret vetëm me opozitën, qytetarët po largohen të dëshpëruar prej këtyre brigjeve të bukura sepse nuk kanë punë.

Të fundit