Flash News

KRYESORE

Pedagogu Ervin Goci tregon ballafaqimin me ministren Kumbaro: Të ndal provokimet, qytetarët do e marrin me shqelma

Pedagogu Ervin Goci tregon ballafaqimin me ministren Kumbaro: Të ndal

Pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci i ka bërë thirrje Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro që të ndalojë provokimet ndaj qytetarëve. Në protestën e mbrëmjes së sotme, Goci ka treguar ballafaqimin me ministren ditën e sotme.

“Ministrja e Kulturës që zgërdhihej sot ndërkohë që ne ishim atje, kalonte dhe zgërdhihej, na pyeti dhe ‘si jeni’. Unë po i them që, sigurisht ne mund të pranojmë edhe që të provokohemi pa marrë akoma situata zjarr, por po i them vetëm kaq, në qoftë se situata precipiton ajo atë drekën që hëngri sot tek ai restoranti luksoz nuk ka për ta pasur më luksin për të bredhur e lirë në rrugët e Tiranës, sepse qytetarët do e marrin me shqelma dhe do ja zbusin kurrizin.

Nuk mund të bëjë provokime ajo me qytetarët sepse ne kemi dinjitet dhe nuk kemi dal këtu për të kërkuar mëshirë. Asnjë nga ne nuk kërkon mëshirë, këtu janë njerëz që janë luftarak dhe e kanë marrë vendimin, Teatrin nuk e lëshojnë”, tha Goci.

Pedagogu njoftoi se duke nisur nga dita e nesërme pranë godinës së Teatrit Kombëtar do të vendoset një peticion për mbrojtjen e teatrit teksa i ftoi qytetarët ta firmosin atë. Goci njoftoi gjithashtu s ditën kur të miratohet projektligji në parlament qytetarët do të jenë para Kuvendit për të protestuar.

Të fundit