Flash News

KRYESORE

Pedagogu Goci propozon të protestohet çdo ditë për teatrin: ‘Zgjuam’ nga gjumi edhe ambasadën amerikane

Pedagogu Goci propozon të protestohet çdo ditë për

Pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci ka propozuar që protesta të bëhet çdo ditë pasi edhe një ditë pushim që bën Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit etiketohet më pas si parti e Metës.

Deklarata e tij erdhi në protestën që po zhvillohet në këto moment nga aleanca për mbrojtjen e teatrit. Në fjalën  e tij Goci tha se prostesta ‘zgjoi’ nga gjumi edhe ambasadën amerikane.

“Duhet të jemi përditë këtu. Një ditë pushim bëjmë dhe ngrihet zallamahia dhe na thonë parti e Metës. E kemi bërë të qartë se duam drejtësi, burg autorëve. Hajnat burg. Nuk lejojmë që vepra kriminale të ftohet, dhe ne të ikim të mërzitur. Aleanca ka marrë një iniciativë që do të zhvillohet nga zhvillimet këtu. Ne mos i lëmë kurrsesi që të mbulojnë skenën e krimit me këto bizhutë që i quajnë këtu për të pastruar paratë. E kemi denoncuar, unë kam qenë e angazhuar. Nuk duhet parë si ngjarje e izoluar. Se për shkak të kësaj proteste, ka filluar SPAK, u zgjua ambasada amerikane që flinte gjumë top", tha Goci.

Të fundit