Flash News

KRYESORE

Pedagogu i dorëhequr letër studentëve: Braktisni nënshtrimin e servilizmin; keni shancin të bëni histori

Pedagogu i dorëhequr letër studentëve: Braktisni nënshtrimin

Doktor Dardan Shehdula, i dorëhequr nga detyra e pedagogut të Universitetit Bujkësor si pasojë e degradimit të institucionit u ka drejtuar një letër të hapur studentëve të tij.

Pasi shpreh vlerësime dhe mirënjohje për bashkëpunimin me ta, Shehdula i diplomuar (Bachelor dhe Master) në Universitetin e Bolonjës dhe doktoruar po aty, u kërkon studentëve të ngrejnë zerin ndaj padrejtësive.

Duke kujtuar shprehen ‘e duam Shqipërinë si Europa’ të viteve 90’, ai shton se të rinjtë kanë shancin e artë të bëjnë krenarë shqiptarët.

“Trojet tona po zbrazen me qellim. Juve e keni ne dore zgjidhjen! Mos lini kend tjua ndose idealet me duart e pista. Rreagoni per veten, per prinderit, per kombin, per femijet tuaj!", përundon ai.

Letra e plotë e Shehdulws, e bwrw publike nga Taulant Muka:

"Te dashur studente! Te jesh pedagog do te thote te jesh shembull per tu marre, te jesh mentor, udheheqes! Fjala edukim rrjedh nga latinishtja e ducere te udheheqesh ne drite! Te jesh pedagog do te thote te jesh integer, i ndershem, largpames, i drejte, i perkushtuar, i ditur dhe mbi te gjitha i thjeshte! Kur te ben verejtje nje njeri i tille nje pedagog i mirefillte te vjen nga shpirti ta falendersoh. Kam pasur fatin te punoj me mentor te vertete ne Universitetet e huaja dhe sa here qe me korrigjonin me dilte natyrshem thank you! Mirenjohja buronte nga fakti qe cdo verejtje ishte drite, ishte strukturim mendimi, ishte dritare mbi argumentin, ishte sistemim ideshe! Mbas cdo korrigjimi mbushesha me me shume dashuri per zanatin. Te jesh profesor do te thote te jesh pishtar drite. Te digjesh si qiriu i Naimit.

Ke keni sot te tille ne auditoret tuaja? Ke therrisni profesore neper auditore??? Sa nga ata qe marrin rrogen si te tille e meritojne rrespektin tuaj? Sa nga ata jane udheheqes per tu marre shembull?

Sa prej tyre ju bejne ta dashuroni zanatin? Sa prej tyre i kane akoma syte te ndricuara nga dashuria per dijen, nga kurioziteti per shkencen, nga dashuria per te ardhmen. Sa nga ata ju trajtojne si e ardhmja??? Sa nga ata ju shtyjne ne mergim, duke ju vrare shpresen? Pyetini drejtuesit e fakultetit ku i po shkollojne femijet e tyre???

Te jesh student do te thote te jesh nje lemsh energjie, kurioziteti, dashurie per dijen, plot ide per te ndryshuar boten, atdheun, shoqerine. Te jesh student do te thote te jesh i patrembur, sfidues i status quos, i autoritetit racional dhe aq me teper sfidues ndaj autoritietit irracional abuziv. Te jesh student do te thote te luftosh kunder padrejtesise, te rrezikosh per shokun ne krah, te luftosh per dijen, per cilesine e edukimit qe meritoni. Askush nuk e kerkon ndryshimin me shume se studenti!

Askush nuk do ju fale asgje! As edukimin per te cilin paguani. Kjo eshte shoqeria jone. Kur do ta ngrini zerin nese nuk e beni sot? Si studente, si patriot, si e ardhmja e kombit. Po presim te na shpetojne te huajt nga vetja. Kur ne i njohim mire kush jane vrastaret e se ardhmes tone. Kur do rreagojme te gjithe se bashku??? Kur do ti thoni boll padrejtesise??? Injorances? Imponimit? Mediokritetit??? Kur do ti jepni ze zjarrit qe mbani ne gji??? Diploma nuk ju vlen per asgje nese rrugetimi qe keni bere per ta marre ate eshte nenshtrimi, servilizmi, heshtja, pranimi i padrejtesise per veten dhe shoket. Nuk do jeni me kurre kaq te rinj, te lire e plot shprese. Ju shikoj te dorezuar! Ju shikoj siperfaqesor! Ju shikoj te trembur! Ju shikoj te demoralizuar! Nuk shoh terbim tek ju. Nuk shoh revolte!

Dhe kjo me dhemb shume me teper. Forca e mediokerve eshte pikerisht percarja, demoralizimi dhe mungesa e revoltes tek ju! Askush nuk do kishte guxim te perballej me forcen tuaj! Po te doni ju fakulteti rregullohet brenda vitit. Dilni nga mesimi nese pedagogu nuk e meriton vemendjen tuaj! Revoltohuni dhe ngrini zerin me krenarine e te ardhmes. Nuk eshte fakultet ai ku juve studjoni sot! Aty eshte nje pike shperndarje diplomash. Sistemim miqsh, te afermish etj. Ne 1990 studentet therrisnin e duam Shqiperine si Europa. Ne te vertete tani kemi marre rrugen te gjithe per ne Europe. Regjimi i para 1990 te vriste dhe nuk e permbajti dot revolten e studenteve. Sot juve jeni vetem te percare, nuk keni besim te njeri tjeteri sepse shume studenteve i leverdis kjo situate.

Por keni shancin te beni histori! Keni shancin te beheni krenar per veprimet tuaja. Keni shancin ti tregoni botes se Shqiptaret e duan dijen, jo qylin e pamerituar. Keni shancin ti beni femijet tuaj krenar, prindet tuaj krenar. Keni shancin ta populloni perseri atdheun tone me Shqiponja te verteta e jo duke bashkuar duart por me fakte! Keni shancin te ktheni njerezit qe kane mare rrugen. Trojet tona po zbrazen me qellim. Juve e keni ne dore zgjidhjen! Mos lini kend tjua ndose idealet me duart e pista. Rreagoni per veten, per prinderit, per kombin, per femijet tuaj!"

Të fundit