Flash News

KRYESORE

Pedagogu i Fakultetit te Ekonomisë mesazh studentëve: Nuk jeni ngelësa, por elita e kombit

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës kanë marrë një mesazh inkurajues nga një prej pedagogëve të tyre.

Llesh Lleshaj shkruan se i mbështet në veprimet e tyre dhe se ata nuk janë aspak ngelësa, siç janë munduar t’i konsiderojnë, por elita e këtij kombi.

“Zëri e brohorima juaj këto ditë zgjon këdo e fton të bashkohet me ju, por edhe i frikëson për vdekje ata që vetëm dinë, të mos ngopen nga kurrizi juaj”, shkruan ndër të tjera pedagogu në email-in drejtuar studentëve të tij.

Protesta e studentëve do të vijojë deri në plotësimin e 8 kërkesave nga Ministria e Arsimit, të cilat konsistojnë në reduktimim e tarifave të studimit.

Të fundit