All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Pedagogu i gazetarisë: Dy arsye pse kryeministria ishte vendi i duhur për të protestuar për gazetaren Klodiana Lala

Pedagogu i gazetarisë: Dy arsye pse kryeministria ishte vendi i duhur
All - Paragraf - 1

Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan pasditen e sotme para godinës së kryeministrisë në mbështetje të gazetares Klodiana Lala, banesa e prindërve të së cilës u sulmua me armë mëngjesin e sotëm.

All - Paragraf - 3

Pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci, në një postim në rrjetin social Facebook, jep dy arsye, pse sipas tij, kryeministria është vendi i duhur për t’u mbajtur kjo protestë.

“Sepse për mua terrori, është politikë e qeverisë. Qeveria po na thotë, se hesapet nuk i ke vetëm me ne, po i ke me mafiozat, dhe ata mund të vijnë në çdo moment të ty, ngaqë unë nuk të mbroj”, shkruan ndër të tjerash Goci në postimin e tij.

Postimi i plotë i pedagogut Ervin Goci

Solidaritetin maksimal per gazetaren Klodiana Lala, reagimi ishte para kryeministrise, dhe ishte vendi i duhur per dy arsye :

Ne jemi te gjithe ne çark dhe ne mesymjen e hibridit shtet-mafia, ku shteti nuk na vret dot vete, po punet operative i kryen nepermjet mafias, nderkohe nga krahu tjeter kriminelet marrin akses nga zyrtaret te institucionet publike, te buxhetet publike, madje dhe ne Parlament. Kriminelat behen ndertues, drejtora, pronare klubesh futbolli, sigurisht dhe deputete.

Se dyti : ka nje kod minimal ne shoqeri, qe dhe kur ushtrite jane ne shesh-beteje, me gjithe tmerrin e luftes dhe rrezikut te perhershem, gazetari nuk preket, lajmesi eshte ai qe dokumenton, eshte ne mes, eshte i shenjte, i paprekshem, nderkohe qe jetojme ne nje kohe qe dhe lajmesi preket, pra nuk ka me asnje kufi.

Ne momentin qe eshte vrare lajmesi, shoqeria eshte zyrtarisht ne anarki totale, se mire qe rendi eshte prishur, po nuk ka as kush e dokumenton. As ne 97-ten nuk prekeshin gazetaret, ngaqe ai per instikt konsiderohet i paprekshem, i domosdoshem, pertej gjithçkaje, pra dhe ne lufte ka rregulla, ka ca kode, ndersa ketu nuk ka asnje kod, jane thyer te gjitha.

Nese proteston te konsiderojne armik direkt, nese ben gazetarin te gjuajne me pushke, nese ruan kodin e çdo lloj profesioni, te vijne dhe te gjymtojne, a thua se ke diçka personale me ndokend. E po me fal, nese kete kod minimal mbijetese e kane dhe shoqeri primitive, po ne pse nuk e kemi lind pyetja. Sepse per mua terrori, eshte politike e qeverise. Qeveria po na thote, se hesapet nuk i ke vetem me ne, po i ke me mafiozat, dhe ata mund te vijne ne çdo moment te ty, ngaqe une nuk te mbroj.

Prandaj ne jemi ne kete gjendje, dhe duam te ikim qe ketu, jo thjesht se qeverisemi keq - ju garantoj se gjysma e botes qeveriset keq - por se njerezit jetojne nen terrorin e pasigurise, nen terrorin e simbiozes mes krimit dhe politikes.

Ky eshte problemi, dhe kjo nuk eshte rastesi.

Të fundit