Flash News

KRYESORE

Pedagogu i Politeknikut: Ligji i Arsimit të Lartë është në koshin e plehrave të historisë

Pedagogu i Politeknikut: Ligji i Arsimit të Lartë është

Edhe pse në temperatura të ftohta në minus gradë celsius, një grup studentësh kanë dalë sërish në protestë para kryeministrisë.

Pjesë e protestës janë bërë edhe pedagogë. Klement Qerimi nga Universiteti i Politeknikut në Tiranë u bën thirrje të rinjve që të marrin pjesë masivisht në protestë dhe se ligji në koshin e plehrave të historisë.

“Kjo është kauzë që duhet mbështetur nga gjithë studentët shqiptarë. Vendi ka ligje, në rast se ministrja ka rënë, edhe ligji ka rënë.

Nuk mund të ketë ligj me dy koka, edhe dekanë e rektorë edhe bord që dikton nga qeveria se çfarë duhet të bëjë universiteti. Ndaj ky ligj është për të kapur arsimin të mjeli studentët dhe familjet shqiptare. Ky ligj është në koshin e plehrave të historisë tashme”, shprehet pedagogu.

Të fundit