Flash News

KRYESORE

Pedagogu i UBT-së përplaset me nënkryetarin e Bashkisë: M’u thaftë dora që ju votova

Pedagogu i UBT-së përplaset me nënkryetarin e Bashkisë:

Vijon protesta e studentëve dhe pedagogëve për fidanishten pranë Universitetit Bujqësor dhe kjo protestë është shoqëruar edhe me përplasje mes pedagogëve dhe nënkryetarit të Bashkisë.

Arbër Mazniku doli në një prononcim për mediat dhe është ndërprerë nga pedagogu i vreshtarisë Lush Susaj, i cili e ka akuzuar atë se po shkatërron Universitetin.

“70 breza kemi nxjerr këtu. Jam vetë pronar tokash, që ma ka zënë HEC dhe nuk pretendoj kurrë me shkulin hidrocentralin. Kam qenë student e  jam pedagog në këtë universitet. Kjo është qendër didaktike, bënim praktika e teori. Ja ku keni vend për të ndërtuar 10 shkolla sipër veterinarisë. Ju po prekni dhe keni shkatërruar universitetin dhe unë nuk flas për interesat e mia. Unë mbroj interesin e studentëve, të kishit ardhur për bisedime me ne. Ne kemi duartrokitur masterplanin e kryeministrit. Ju kam votuar, ma thaftë Zoti dorën! Po të dëgjoj për respekt si nënkryetar bashkie, ndryshe s’ të dëgjoj asnjë sekondë“, tha ndër të tjera pedagogu.

 

Të fundit