Flash News

KRYESORE

Pedagogu: Kërkesat e studentëve janë legjitime, zvarritje e kotë nga kryeministri për të mos i zbatuar

Pedagogu: Kërkesat e studentëve janë legjitime, zvarritje e

Romeo Hanxhari ishte një prej pedagogëve i cili i është bashkuar protestës së studentëve. Në një intervistë për ‘Ora News’ Hanxhari tha se kërkesat e studentëve janë legjitime ndërsa shtoi se është një zvarritje e kotë nga kryeministri për të mos i zbatuar.

“Ne i kemi përkrahur studentët. Nëse ka kauza studentore do të thotë që aty ka shumëçka që nuk shkon. Këto ditë kam folur me studentët e mi. Me kanë treguar shumë kushte të vështira.

Në tërësi kërkesat e studentëve janë legjitime. Mendoj se është një zvarritje e kotë nga kryeministri për të mos i zbatuar, një këmbëngulje që nuk mund ta zbërthej.

Disa çështje të tilla me rëndësi kanë përparësi mbi gjithçka tjetër.

Unë mendoj që kauza e studentëve ka fituar. Ato kërkesa do të zbatohen, madje dhe më shumë”, tha Hanxhari.

Të fundit