Flash News

KRYESORE

Pedagogu kundër protestës, studentët: Eksponent i PS-së, tentativa për të shuar rezistencën; sfida që i bëjnë

Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Olti Rrumbullaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke ju referuar ngujimit të studentëve në mjediset e universitetit, thotë se këtë vit sezoni i verës do zgjatet deri në muajin shtator, duke shtuar se 20 vetë po detyrojnë 6000 të tjerë të bëjnë mësim në qershor, korrik dhe gusht.

Për këtë qëndrim të Rrumbullakut kanë reaguar studentët protestues të Fakultetit të Ekonomisë.

Ata thotë se Olti Rrumbullaku është një eksponent i njohur i Partisë Socialiste që vazhdon tentativat për të nxitur shuarjen e protestës së drejtë studentore teksa e sfidojnë atë duke i thënë që ditën e hënë të paraqitet në fakultet së bashku me 6 mijë studentët, që sipas tij, duan të bëjnë mësim.

Reagimi i studentëve ndaj Olti Rrumbullakut

Olti Rrumbullaku, pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë, UT deklaron se viti akademik do të zgjas deri në Shtator dhe se 20-30 vetë po pengojnë vullnetin e 6,000 studentëve.

Për sa i përket akuzave se një grup studentësh po fotografojnë dhe kërcënojnë studentët që duan të vijnë mësim, i kërkojmë që të na paraqisi një fakt konkret të vetëm, njësoj siç ne studentët protestues kemi për çdo pretendim tonin.

Olti Rrumbullaku një eksponent i njohur i Partisë Socialiste vazhdon tentativat për të nxitur shuarjen e protestës së drejtë studentore.

Fort i pa nderuari Rrumbullaku të ftojmë që të hënën të vish në fakultet me 6,000 studentët që 'duan' mësim ose do të bëjmë shembull siç bëmë kolegun tënd Luçiano Boçi ditën e djeshme.

Sa për dijeninë tuaj është zhvilluar një sondazh tek studentët e FEUT, ku kanë votuar 103 grupe seminari dhe 73% e studentëve votuan për bojkotin e mësimit deri në plotësimin e 8 kërkesave.

A mendoni vërtetë se 20-30 studentë mund të pengojnë 6,000 studentë ose më shumë?

Postimi i Olti Rrumbullakut

 

Të fundit