Flash News

KRYESORE

Pedagogu Mehmeti: Fëmija im po shkollohet jashtë se këtu situata është mizerje

Pedagogu Mehmeti: Fëmija im po shkollohet jashtë se këtu situata

Pedagogu Ndriçim Mehmeti, duke folur për situatën në vend, deklaroi në emisionin ‘360 gradë’ se e ka dërguar fëmijën jashtë shtetit për të shpëtur mizerjes.

Veprimin e tij, Mehmeti e ilustustroi me faktin se shkollat janë të dëmtuara, rrugët po ashtu dhe se mungon një sistem politik i qëndrueshëm.

Ne jemi vend i vogël dhe i pa lumtur. Ka shtete që janë akoma më të vegjël se ne po janë të lumtur që kanë ditur të krijojnë sisteme politike të qëndrueshme që nuk lëkunden nga humori im apo i dikujt tjetër. Kanë vendosur baza solide. Dy herë në vit e përqafoj fëmijën. Nuk e kam këtu sepse e kam dërguar jashtë që t'i shpëtojë mizerjes. 

Ke 60 ditë që nuk bëhet mësim. Ja atë mendoj. Ke dhjetëra shkolla të shkatërruara që nuk vejnë dot nxënësit. Ke dhjetëra rrugë të shkatërruara. Ke fëmijë që kalojnë prindërit. Ke prind që humbi jetën për të marrë bukën e fëmijëve”, përfundoi Mehmeti.

Ermal Mamaqi këshillon shqiptarët: Mendoni para se të ankoheni se nuk ka punë

Të fundit