Flash News

KRYESORE

Pedagogu për Besa Shahinin: S’ka autoritet intelektual për t’u marrë me politika të arsimit të lartë

Pedagogu  Rezart Prifti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, u shpreh se sipas tij ministrja e re e arsimit, Besa Shahini nuk ka autoritet intelektual për t’u marrë me politika të arsimit të lartë.

“Ministrja nuk është në një fushatë zgjedhore. Ministrja ka një staf që janë shumë të përgatitur, kjo nuk mund të bëhet tani. S’mund të dalë për fushatë, kjo është një gafë. Arsimi sot është një ditë të zezë dhe ti duhet të zgjidhësh 3-4 pika. Me sa kuptova nuk e ka autoritetin e duhur për të thënë fjalën më të vogël, por nuk e ka as autoritetin intelektual për t’u marrë me politika të arsimit të lartë.” – tha pedagogu i Fakultetit të Ekonomikut.

[caption id="attachment_241417" align="alignnone" width="770"] PEDAGOGU REZART PRIFTI[/caption]

Për pedagogun Rezart Prifti takimi me ministren e Arsimit Besa Shahini, shërbeu për të treguar se si do të vijojë rruga e nisur.

Prifti thotë se nuk shkuan tek znj. Shahini vetëm që kjo e fundit të mbajë shënime, por prisnin alternativat e saj për t’i dhënë zgjidhje situatës.

“Diçka morëm nga ai takim, morëm kontekst, informacion dhe mënyrën se si të vijojmë më tej. Ne kurrsesi s’mund të refuzonimin takimin. Unë personalisht prisja nga ministrja të ishte më e përgatitur, të ishte më në kontekst të gjithë proceseve dhe pak më e konsiderueshme ndaj shqetësimeve” u shpreh Prifti.

Më tej ai shtoi se ministrja nuk dinte shumë gjëra; “ psh nuk e dinte që ligji i miratuar prej tyre nuk është miratuar në asnjë germë. Sot universitetet tona nuk e aplikojnë atë ligj. Por ka prodhuar ato ngërçe mes senateve dhe dekanateve”- tha ai.

Të fundit