Flash News

KRYESORE

Pedagogu sherr me ministren Nikolla: Je mësuese matematike, nuk di çfarë është mesatarja

Ditën e sotme ministrja e Arsimit Lindita Nikolla zhvilloi një takim me studentë dhe pedagog të Universitetit të Vlorës. Por ky takim i Nikollës nuk ka kaluar pa incidente.

Në momentin që ministrja po largohej nga salla një prej të pranishmëve ka ‘shpërthyer’ ndaj Nikollës. Sipas Faxweb ai është Krenar Brahimaj ish-pedadod në Universitetin e Vlorës.

“Nga çdo gjë tjetër, dhe nga një shef departamenti që nuk di ç’është mesatare. Ja, ju jeni mësuese matematike. Thuajeni çik si bëhet mesatarja e dy numrave”, janë fjalët me të cilat Brahimaj ju drejtua ministres.

Nuk dihet arsyeja e këtij incidenti.

 

Të fundit