Flash News

KRYESORE

Pedagogu shqiptar ironizon reklamën e re të ‘Fiks Fare’: Aty janë pushkatue njerëz, e dukshme mungesa e ndjeshmënisë

Reklama e ciklit të ri të emisionit investigativ ‘Fiks Fare’ në Top Channel duket se ka nisur të ngjallur debate.

Studiuesi Ardian Ndreca, pedagog në universitetin ‘Urbania’ në Romë e ka ironizuar reklamën e re të xhiruar në varrezat e Rmmajit në Shkodër.

"Asht e dukshme mungesa e ndjeshmënisë jo thjesht ndaj nji objekti të kultit e monumenti kulturet por ndaj nji vendi ku në fillimet e diktaturës janë pushkatue e vorrosë njerëz, ku ndihet dhimbja e trishtimi i njerzve të thjeshtë që aty vorrosin çdo ditë të afërmit", shkruan pedagogu i revoltuar me zgjedhjen e redaktorëve përgjegjës.

Reagimi:

Në facebook shihet nji parodizím pa shije i kapeles së vorreve të Rmajit në Shkodër për me i ba reklamë ciklit të ri të Fiks Fare. Asht e dukshme mungesa e ndjeshmënisë jo thjesht ndaj nji objekti të kultit e monumenti kulturet por ndaj nji vendi ku në fillimet e diktaturës janë pushkatue e vorrosë njerëz, ku ndihet dhimbja e trishtimi i njerzve të thjeshtë që aty vorrosin çdo ditë të afërmit.

S’më habitë niveli i trash-it komercial, më habit plogshtia shpirtnore e atyne të cilëve i asht besue kujdesi i memories.

Reklami sillet rreth nji ideje të konsumueme që edhe të vdekunit duhet ta ndjekin emisionin në fjalë. Sigurisht që redaktorët injorantë s’e dijnë që në ato rrahe pushojnë etnit e humorit shkodran si Kolë Tivari, Pjetër Gjini, Filip Ashiku, Filip Daija, Zef Hilgega, Gjon Krajni etj. etj. - të cilët jam i bindun se kishin preferue me ndejt aty ku janë sesa me ndjekë bajatlleqet e disa mëditësve të skenës dhe ekranit.

Të fundit