Flash News

KRYESORE

Pedagogu Zekthi përmend emra konkret: Universiteti i Tiranës drejtohet me tarafe prej 30 vjetësh

Pedagogu Zekthi përmend emra konkret: Universiteti i Tiranës drejtohet

Analisti i Politiko.al, Fitim Zekthi e konsideron të paparanueshëm faktin se universitetet kryesore në vend drejtohen prej 30 vitesh nga të njëjtët persona.

Zekthi përmendi edhe emra konkret, kur tha se Mynyr Koni dhe Dhori Kule nuk duhet të jenë në krye të Universiteti të Tiranës.

“Këtu falsifikohen firma të sekretarit të shtetit dhe nuk bën gjë prokuroria. Prokuroria nuk ka çfarë i bën gjë plagjiaturave. Kësaj gjëje i bën derman vetëm protesta e studentëve”, thekson Zekthi ne Ora News.

Pjesë nga biseda: 

Zekthi: Kriza në arsim është e thellë. Rektorët, dekanët, profesorët që janë aty me tituj të pa merituar, me plagjiatura, me tituj të fituara me mik. Aty ka gjëra qesharake. Ligji ka një rol. Para 6 vitesh, u zhvillua një fushatë nga partia që sot është në pushtet. U përdorën terma si rilindje. U bë ligj dhe u trumbetua si sukses i jashtëzakonshëm.

Taulant Muka: Ligji solli prapë rektorë dhe dekanë që kanë ngrënë në 28 vite.

Zekthi: Rektorët dhe dekanët e kanë menaxhuar universitetin si tarafe.

Muka: Mynyr Koni, Dhori Kule, kanë qenë aty.

Zekthi: Për mua ata nuk duhet të jenë aty. Këta janë njerëz që e kanë uzurpuar universitetin prej 30 vitesh. Këtu po bëhen denoncime për trafik droge dhe nuk çan kokën njeri. Këtu janë kapur ministra të Brendshëm me trafik kokaine dhe nuk bën gjë prokuroria. Këtu falsifikohen firma të sekretarit të shtetit dhe nuk bën gjë prokuroria. Prokuroria nuk ka çfarë i bën gjë plagjiaturave. Kësaj gjëje i bën derman vetëm protesta e studentëve.

Të fundit