Flash News

KRYESORE

Pedonalja në sheshin ‘Nënë Tereza’/ Si po favorizohet ‘Kastrati’; Vendimi nuk zbatohet më që pas largimit të ‘Sheraton’

Pedonalja në sheshin ‘Nënë Tereza’/ Si po favorizohet

Në tetor të 2014-ës, pas restaurimit të sheshit ‘Nënë Tereza’, u vendos që për disa orë në mbrëmje ajo të kthehej në një pedonale në mënyrë që qytetarët e Tiranës të kishin një hapsirë më shumë për të shëtitur.

Qarkullimi i makinave u bllokua tek kryeqëzimi i Presidencës nga ora 19:00 deri në orën 24:00. “Qeveria mori vendimin për uljen e qarkullimit në disa zona kryesore dhe kthimin e tyre në pedonale, duke ndaluar plotësisht parkimin e makinave në sheshin “Nënë Tereza” dhe gjithë bulevardin. Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në pedonale nga ora 19:00-24:00. Ne vendosëm që të kufizohet qarkullimi i automjeteve të të gjitha kategorive në sheshin “Nënë Tereza””, njoftoi aso kohe ministrja Mirela Kumbaro.

Ky vendim kufizonte lëvizjen në drejtim të godinës ku ndodhej hotel ‘Sheraton’. Klinetët e tij, mund të lëviznin në drejtim të tij pa automjete dhe një pengesë e tillë ndikoi në numrin e klientëve që zgjidhin këtë hotel.

Por në fillim të këtij viti, godina ku ndodhej ‘Sheraton’ ndryshoi pronar, ajo u ble nga biznesmeni Shefqet Kastrati dhe duket se që pas kësaj lëvizjeje ka ndryshuar edhe zbatimi i vendimit për kufizimin e trafikut në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Prej muajsh tashmë, qarkullimi në sheshin në fjalë është i lirë, përfshi edhe orarin 19:00 deri në 24:00, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë njoftim publik për pezullimin e vendimit të marrë në 2014-ën.

Mesa duket, qeveria por edhe bashkia, po përdorin dy standarde sa i takon investitorëve. Ndaj të parit (ai i huaji) u morr një masë, në dobi të qytetarëve por që ndikonte në biznesin e tij, ndërkohë që ndaj sipërmarrësit aktual ëshët hequr kjo pengesë në kurriz të qytetarëve.

 

Të fundit