Flash News

KRYESORE

Pekini rihap pas 3 muajsh bllokim pikat turistike, por me rregulla të reja

Pekini rihap pas 3 muajsh bllokim pikat turistike, por me rregulla të reja

Disa nga pikat më atraktive të turizmit në Kinë po rihapen këtë javë pas tre muajsh mbyllje për shkak të pandemisë, por asgjë nuk do të jetë si më parë.

Në Pekin, Qyteti i Ndaluar, Pallati Veror, Tempulli i Qiellit dhe Muzeu Kombëtar i Kinës do të rihapen të gjitha deri të Premten, njoftuan autoritetet.

Shumë pika të tjera turistike do të hapen më 1 maj, ditën e parë të një feste publike pesë-ditore në vend.

Shumica e pikave turistike do t'u kërkojnë vizitorëve tashme rregulla të reja:

Regjistrohuni me kartat e identitetit

Skanoni kodin e tyre shëndetësor QR

Të masin temperaturën para hyrjes

Vishni një maskë për fytyrën

Qeveria po përdor një sistem dixhital "kodi shëndetësor" të bazuar në ngjyra, ku kodet QR u caktohen qytetarëve si një tregues i statusit të tyre shëndetësor.

Disa pika të tjera po hapen me kapacitet të kufizuar, p.sh Qyteti i Ndaluar do të ketë një kufi prej 5,000 vizitorësh në ditë.

Të fundit