Flash News

KRYESORE

Pele qetëson tifozët dhe flet ndryshe nga djali i tij: Nuk kam frikë

Pele qetëson tifozët dhe flet ndryshe nga djali i tij: Nuk kam

Edinho, djali i legjendës Pele, para pak ditësh i tronditi të gjithë duke thënë se babai i tij është në gjendje të vështirë shëndetësore. Ai theksoi se Pele ka probleme për të lëvizur dhe nuk del nga shtëpia.

79-vjeçari, gjithsesi, është përpjekur t'i qetësojë tifozët dhe sidomos fansat e tij besnikë. Ai ka deklaruar se sëmundja e tij është një gjë e pranueshme për moshën që ka.

“Faleminderit për lutjet, por ju siguroj se jam mirë. Problemet shëndetësore janë normale për moshën që kam. Tani po i pranoj kufijtë fizikë dhe dua të vazhdoj të lëviz topin. Kam ditë të mirë dhe të këqija, por nuk kam frikë".

Të fundit