Flash News

KRYESORE

Peleshi: Çështja ‘Tahiri’ e ‘Xhafaj’ nuk na dëmtojnë, na diferencojnë

Peleshi: Çështja ‘Tahiri’ e ‘Xhafaj’ nuk na

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, mendon se çështja ‘Tahiri’ dhe ‘Xhafaj’ jo vetëm që nuk e kanë dëmtuar imazhin e mazhorancës por përkundrazi, mënyra si ato janë trajtuar ato nga ana e qeverisë e kanë diferencuar atë nga qeveritë e kaluara.

“Aksioni i opozitës është përqendruar në këtë çështje dhe nuk mund të them që s’ka lënë gërvishtje. Qeveria e kaluar ka pasur skandale të vërteta.

Ne mbrojtëm sistemin, ajo që bëmë ishte që lamë sistemin e drejtësisë të flasë. Kemi thënë durim dhe të presim institucionet. Nuk na dëmton, por na diferencon”, u shpreh Peleshi në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24.

 

Të fundit