Flash News

KRYESORE

Peleshi tha se BE dha 93 milionë euro për bujqësinë/ Ish-ministri: Granti u nënshkrua para tre vitesh

Peleshi tha se BE dha 93 milionë euro për bujqësinë/

Pak më herët, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi u shpreh se se BE kishte lëvruar 93 milionë euro për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Sipas Peleshit këto “Investime në përpunim do jenë rreth 26 milionë euro. Kemi miratuar standardet për agroturizmin. Projekti do jetë për 100 fshatrat e para të së nesërmes".

Por ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar duke rrëfye një detaj: “Perse nuk u hap thirrja per shperndarje te fondeve IPARD per bujqesine e planifikuar per fundvitin e shkuar? Kur dhe ku do hapet? Sa prej tyre do te perfitojne? Kete duan te dine fermeret dhe agrobiznesi. Sa per grantin prej 93 milion euro te BE, i cili pa dyshim ishte nje sukses, po mbushen tre vite qe kur u nenshkrua” – shkruan ai.

Të fundit