Flash News

KRYESORE

Pëllumb Xhufi zbulon raportet në Ambasadën shqiptare: Ambasadori i mburrej Tiranës se nuk i foli ministrit italian

Pëllumb Xhufi zbulon raportet në Ambasadën shqiptare: Ambasadori

Diplomati dhe historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në "Arena", tregoi një episod të një ish-ambasadori shqiptar në Romë, që i mburrej ministrit të Jashtëm shqiptar se nuk i kishte folur me gojë ministrit të Jashtëm italian.

“Realisht Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Nuk duhet të nisemi që është sot Erdogani. Miku im, miku im. Nuk duhet të nisemi kështu, sepse ne kështu i ndërtojmë marrëdhëniet. Politika jonë e jashtme ndjek këtë linjë, miku im, miku jot. Unë kam qenë ambasador në Romë dhe kam gjetur dosje të kolegëve të mi që i mburreshin ministrit tonë të Jashtëm të dikurshëm që unë isha në festën e Italisë dhe nuk i fola me gojë ministrit të Jashtëm italian”, u shpreh Xhufi.

Ish-ambasadori shqiptar në SHBA thyen “rregullin”: Shqipëria të afrohet me Rusinë; miqtë nuk janë të përjetshëm

Të fundit