Flash News

KRYESORE

Penalizon LSI-në?/ Propozim në tryezën e reformës zgjedhore, Mediu: Maksimalizojmë votat

Penalizon LSI-në?/ Propozim në tryezën e reformës zgjedhore,

Tryeza e reformës zgjedhore po vijon punën dhe palët po bëjnë propozimet e tyre. Nga partitë aleate të Partisë Demokratike është propozuar ndryshimi i formulës së koalicioneve.

Ky propozim është iniciuar nga Partia Republikane dhe sipas kryetarit të jësaj partie, Fatmir Mediu është një ndryshim që do të mundësojë maksimalizimin e votave.  “Garanton barazinë para votës edhe vlerës së mandatit përballë votuesve. As më shumë dhe as më pak, çdo subjekt politik, qoftë si subjekt më vete, koalicion apo grupim mundëson mandatin në bazë të votave që votojnë qytetarët. Ideja është krijimi i një grupimi koalicionit, që do të thotë një grupim partish mund të konkurrojnë me njëra-tjetrën brenda koalicionit për të maksimalizuar votat dhe për të fituar mundësinë për tu përfaqësuar në Parlament”, tha Mediu në një intervistë të dhënë për “Oranews”.

Ai është pyetur edhe për zërat që e cilësojnë këtë si një propozim që dëmton interesat e LSI-së. Sipas kreut të Partisë Republikane kjo thjesht është një tentativë për diversion.

“Njerëzit që duan të bëjnë diversion duan të bëjnë diversion. LSI mund të ndërtojë koalicionin e vet, PDIU mund të bëjë koalicionin e vet, PR koalicion e vet ose mund të dalë më vete, PD po ashtu grupimin e vet. Pra gjithsecili subjekt politik në raportet politike programore apo interesat elektorale mund të ndërtojë një grupim të vetin, nuk ka asnjë pengesë. Kjo i ka dhënë mundësi çdo subjekti politik nga të dyja krahët që të ndërtojë një raport të drejtë me forcat politike që hyjnë në garë”, tha ndër të tjera Mediu.

Të fundit