Flash News

KRYESORE

Penalltia në ndeshjen Real Madrid-Juventus, reagon Infantino: UEFA të aplikojë sistemin VAR

Penalltia në ndeshjen Real Madrid-Juventus, reagon Infantino: UEFA të

Penalltia e dyshimtë që i dha kualifikimin për në gjysmëfinale Realit në ndeshjen me Juventusin, ka ngjallur edhe reagimin e Infantinos i cili ka kërkuar nga UEFA të aplikohet sistemi VAR, në mënyrë që të shuajë dilemat apo brengat e klubeve.

Presidenti i FIFA-s gjithashtu është shprehur se aplikimi i sistemit edhe në ndeshjet e ‘Champions’ do të ndihmonte gjyqtarët të shmangin gabimet njerëzore.

Infantino përmendi edhe faktin se duhen respektuar milionat e parave që investohen nga klubet.

“Mendoj se UEFA duhet të fillojë punën për instalimin e teknologjisë në ndeshjet ku është vetë organizatore. Sigurisht që ne kemi besim te arbitrat në fushën e lojës, por teknologjia do të ndihmonte në shmangien e gabimeve njerëzore. Minimalisht, teknologjia do të shuante të gjitha dilemat apo brengat e klubeve, pasi do të ndërhynte në kohë. Duhet të respektohen milionat që investohen nga shumë klube”, deklaroi Infantino.

Episodi i penalltisë ka ngritur shumë dyshime për arbitrin dhe si rrjedhojë vetë UEFA ka mbajtur një qëndrim zyrtar, duke thënë se nuk është ende gati për të aplikuar VAR-in në ndeshjet e “Championsit” dhe “Europa Leagues”, pasi dëshiron të bindet mbi sigurinë dhe efikasitetin e sistemit.

.

Të fundit