Flash News

KRYESORE

‘Pendohet’ Edi Rama, dërgon te Presidenti kërkesën për dekretimin e Ministrit të Europës...

‘Pendohet’ Edi Rama, dërgon te Presidenti kërkesën

Një risi në strukturën e Qeverisë. Burime zyrtare i thanë Top Channel se në Presidencë ka mbërritur e firmosur kërkesa e Kryeministrit Rama për dekretimin e Qeverisë së re.

Të njëjtat burime i treguan Top Channel për një risi në emërtimin e Ministrisë së Jashtme. Tanimë dikasteri i drejtuar nga Ditmir Bushati, do të quhet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Mesa duket, Edi Rama ka reflektuar në këtë ndryshim, njëfarë shqetësimi që ngjalli mungesa jo vetëm e shkrirjes së Ministrisë së Integrimit Europian, po edhe thjesht mungesa e termit “integrim europian” në përbërjen e kabinetit të ri, shqetësim që u shpreh dhe nga ambasadori i BE në Tiranë.

Por njëkohësisht, Kryeministri e ka plotësuar këtë boshllëk semantik në ballinën e qeverisë së re, duke zgjedhur emërtimin Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Pas 12 vitesh rikthehet në Kuvend përballja e shumëpritur

Të fundit