Flash News

KRYESORE

Pengmarrja në Kamëz, arrestohen tre persona, 7 të tjerë në kërkim

Pengmarrja në Kamëz, arrestohen tre persona, 7 të tjerë

Janë vënë në pranga tre persona të dyshuar se mund të ketë lidhje me pengmarrjen e 49-vjeçarit Jak Prenga më 17 janar në Kamëz.

Policia arrestoi Olsi Turja , Elton dhe Bajram Hajrin, si dhe ka shpallur në kërkim edhe shtatë të tjerë, pas aksionit të zhvilluar një ditë më parë në disa komplekse në zonën e Shijakut nga forcat speciale RENEA.

Kjo pasi dyshohet se personi i marrë peng po mbahet në Shijak.

Kujtojmë se aksioni u zhvillua në kompleksin “Golden”, i cili është në pronësi të vëllezërve Emiljano dhe Altin Hajri, të cilët janë të arrestuar në Itali për trafik lëndësh narkotike.

Ndërkohë që dyshimet e policisë janë se Prenga është rrëmbyer për shkak të prishjes së pazarit të drogës.

Më 17 janar, dy persona dolën nga një makinë tip fuoristradë e bardhë dhe goditën e morën me forcë 49 vjeçarin në mes të ditës. Ata u larguan në drejtim të Fushë-Krujës. Pavarësisht se policia nisi kontrollet, nuk arriti dot që të binte në gjurmë të pengmarrësve.

Të fundit