Flash News

KRYESORE

Pentagoni: Pushtimi tokësor, i vemti opsion për të shkatërruar armët bërthamore të Koresë së Veriut

Pentagoni: Pushtimi tokësor, i vemti opsion për të

Mënyra e vetme për të lokalizuar dhe shkatërruar me siguri të plotë të gjithë përbërësit e armëve bërthamore të Koresë së Veriut është nëpërmjet pushtimit tokësor, bënë të ditur dje planifikuesit ushtarakë amerikanë.

Ky reagim i pazakontë nga ana e Pentagonit erdhi si përgjigje ndaj pyetjes së dy kongresmenëve demokratë të cilët kishin kërkuar një parashikim të dëmeve në jetë njerëzore në rast të një lufte me Korenë e Veriut.

Kundër-admirali Michael J Dumont i Stafit të Përbashkët e bëri këtë deklaratë në përgjigje të një letre të kongresmenëve Ted Lieu nga Kalifornia dhe Ruben Gallego nga Arizona.

Dumont theksoi se SHBA-të po vlerësojnë aftësinë e Koresë së Veriut për të shënjestruar zonat tejet të populluara të Koresë së Jugut me artileri me rreze të gjatë, predha dhe raketa balistike.

Ai vuri gjithashtu ne dukje se Seuli, kryeqyteti i Jugut me një popullsi prej 25 milionë banorësh, ndodhet vetëm 56 kilometra nga zona e demilitarizuar.  

Të fundit