Flash News

KRYESORE

Për 20 ditë fitonte lirinë, COVID-19 i merr jetën një tjetër të dënuari në burgun e Drenovës

Për 20 ditë fitonte lirinë, COVID-19 i merr jetën një

COVID-19 i ka marr jetën një tjetër të dënuari, i cili po vuante dënimin në burgun e Drenovës.

Viktima është një 47-vjeçar me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, i cili nuk ka mundur t’i mbijëtojë dot virusit. Mësohet se këtij shtetasi i kishin mbetur vetëm 20 ditë për të fituar lirinë. I burgosuri ka ndërruar jetë në burgun e “Shënkollit” në Lezhë, ku ishtë dërguar për kurim pasi burgu në fjalë është kthyer në spital Covid për të dënuarit.

47-vjeçari kishte qenë në të njëjtën qeli me Caush Banajn, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e të hënës në spitalin “Shefqet Ndroqi” për shkak të rëndimit të situatës nga COVID-19.

Të fundit